Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia megaoperacion kundër kultivimit të kanabisit, por nuk ka gjetur…

12:21 / March 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kontorll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka kryer një kontroll të posaçëm në të gjithë vendin kundër kultivimit të kanabisit në territorin e vendit.

Për këtë operacion janë angazhuar mbi 1800 efektivë të ndara në 354 grupe kontrolli, 25 drone dhe 297 automjete.

Policia thotë se nga 9965 kontrolle nuk janë konstatuar kultivim kanabis apo toka të hapura rishtaz për të mbjellë lëndë narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Shtetit

Plan Operacional “Për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”.

Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit dhe në zbatim të Planit Operacional të hartuar për këtë qëllim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollet masive në të territorin.

Në të gjithë vendin janë angazhuar 1833 punonjës policie të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive të Kufirit, të ndarë në 354 grupe kontrolli.

Për kontrollin e territorit po përdoren edhe 25 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë, kamera, dylbi, 297 automjete policie dhe 4 mjete lundruese.

Janë ushtruar në total 9965 kontrolle, konkretisht:

4036 kontrolle në sera dhe minisera, 1633 kontrolle në magazina dhe objekte, 1178 kontrolle në ish-objekte ushtarake, 746 kontrolle në banesa të braktisura, 384 kontrolle në stane/stalla bagëtish dhe 1988 kontrolle në ambiente të hapura.

Gjithashtu janë kontrolluar të gjitha vendet e cilësuara me risk dhe vendet ku vitet e kaluara është tentuar të kultivohet kanabis.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin deri tani nuk janë konstatuar raste të kultivimit të kanabisit apo tentativa për të hapur toka rishtas për kultivim.

Kontrollet masive të territorit do të vijojnë çdo javë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixhital, çdo rast që ata konstatojë apo informacion që disponojnë në lidhje me tentativën për kultivim të kanabisit, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.