Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Në mes të Marsit presim nga AstraZeneca 14 mijë vaksina, por jemi edhe në pritje të një lajmi të mirë..

16:06 / March 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ‘Air Albania’, aty ku sot do të trajnohen 400 infermierë për t’iu bashkuar skuadrës së vaksinatorëve në terren. Kreu i qeverisë u shpreh se në mes të marsit presin 14 mijë doza nga AstraZeneca, ndërkohë që janë në pritje të një lajmi të mirë për një sasi të konsiderueshme që do të çojë në nisjen e procesit të vaksinimit masiv.

“U jemi drejtuar forcave të ushtrisë që të kemi sa më shumë vaksinatorë. Ju dini mirë çfarë ndodh me vaksinën. Problemi i vaksinës është botëror. Kërkesa është gjigante. Prodhimi është ai që është. me këtë pamje besoj që bëhet e qartë sesa sfiduese është kjo për Shqipërinë. Numri i shteteve që nuk kanë marrë asnjë dozë është mbi 120, ne e kemi filluar. Kemi nisur me hapa të vegjël, por kemi nisur me moshat më madhe. Presim në mes të marsit sipas impenjimit të kompanisë AstraZeneca rreth 14 mijë vaksina që do ti fusin në punë për mësuesit. Vaksinimi i mësuesve do bëhet në shkolla. Do të marrim një lajm të mirë për një sasi të konsiderueshme dhe për këtë angazhimin masiv ju jeni vlera e shtuar. Mirënjohje për këtë angazhim. Besoj se profesionalisht do të jetë një eksperiencë e pasur. Ju uroj nga zemra gjithë të mirat, shëndet dhe natyrisht mbani maskën, ruani distancën, lani duart dhe kini besim që drita që është shfaqur në fund të tunelit do të vijë duke u shtuar çdo ditë”, tha Rama.

Rama vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.