Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjithçka nisi me një sherr bastesh, por më pas zinxhiri i hakmarrjes shënon shtatë viktima

20:51 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sherr në sallën e kumarit ka shkaktuar 7 vitima dhe 7 të plagosur. Konflikti i nisur mes dy fiseve në Vlorë, një ditë më parë iu mori jetën edhe dy personave.
Por, zanafilla e përplasjeve të dhunshme me armë nis më 7 prill të vitit 2015, në lagjen “Çole”. Një grup të rinjsh, gjatë një debati nxorën armët dhe për pasojë mbetën të vrarë.
Ngjarja ndodhi kur Albi Limaj, Aleksandër Llanaj dhe Ervis Mehmeti kanë hyrë në lokalin ku qëndronin Haki Rakipaj, Andi Velaj. Pasi kanë debatuar për sherrin e një nate më parë, ata kanë nxjerrë armët duke shtënë ndaj njëri-tjetrit.
Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017.
Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”.
Më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur. Policia, në këtë rast gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve.
Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve.Arjan Hasani dhe Orest Rexho u vranë, ndërsa miku i tyre, Armando Sulejmani, i njiohur me emrin “Çipuri” u plagos rëndë. Ky i fundit u ndalua ndërsa ishte në kërkim nga policia, pasi dyshohet si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të sulmit të armatosur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij i mitur, dhe i afërmi i tij Dritan Begaj.
Por “Çipurin”, që s’e gjeti dot policia, e gjetën kundërshtarët e tij. Arsyeja e zënkës mes të rinjve në prillin e vitit 2015, tani është harruar, por pasojat e serisë së vrasjeve për hakmarrje që la pas ai sherr banal në një sallë bastesh, po mbush kronikën e zezë të Vlorës./Tch/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës!

22:56 / July 1, 2026

Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës

22:37 / July 1, 2026

Vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

19:55 / July 1, 2026

Breshëri shkatërron të mbjellat në Maliq, fermerët humbin pjesën më të madhe të prodhimit

16:11 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.