Koronavirusi i merr jetën edhe një vajze të re. Burimet mediatike thonë se ka ndërruar jetë 22-vjeçarja Euxhena Jorgji.
E reja me origjinë nga Kolonja studionte në Tiranë për Financë. Përpara një muaji ajo ishte shtruar në Tiranë në Spitalin Infektiv, ndërkohë që ka ndërruar jetë sot.
Raportohet se ajo vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

