Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas denoncimit tronditës të ish pacientit, vjen reagimi i fortë i mjekes së Spitalit “Shefqet Ndroqi”

14:02 / March 6, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 454b8627388ce282d8740e7206c7cd50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë më parë një denoncim tronditës erdhi nga një ish pacient i Sanatoriumit, ku hodhi akuza të rënda për kequshqyerje të pacientëve.

Ai thotë se brenda në spital ka pasur mungesë të ushqimit, dhe se e kanë nxjerrë para kohë nga spitali, përmes kërcënimit. Andon Qako ka deklaruar se në dhomën e tij janë mbytur dy persona, por të gjithë këto deklarata të tij mbeten për tu verifikuar.

“Në dhomën time ishin dy persona, që i vranë, i mbytën, i akuzoj unë. Nuk kishte ushqim të mjaftueshëm, në polici nuk mi morën parasysh denoncimet. Unë isha 100 kile , më jepnin ushqimin e atyre që ishin në gjendje të rëndë”, shprehet ish-pacienti i Sanatoriumit.

“Më nxorën para kohe nga spitali, u kurova dhe një muaj më pas në shtëpi”, deklaron më tej Qako, i cili është disi kontradiktor në ato që thotë, pasi fillimisht u shpreh se ka mungesë personeli brenda në spital, dhe më pas akuzoi bluzat e bardha për vrasje.

Pas këtyre akuzave të forta vjen reagimi i Silvana Balës, mjeke në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Në një lidhje ‘live’ me News24 i mohoi në mënyrë kategorike këto dëshmi të ish pacientit dhe tregoi se situata në spitale është krejt e kundërta.

“Mua më vjen keq që me punën e personelit të luhet në këtë mënyrë, të sfumohet apo shkelet puna e personelit që është në detyrë 24 orë në 24. Nuk është e vërtetë që ushqimet e familjarëve nuk lejohen dhe u merret në sajë të vlerave monetare. Absolutisht jo!

Aty ka 2 personel shëndetësor, që në orare të caktuara marrin ushqimet dhe veshmbathjet që i dërgojnë në dhomat përkatëse. Kjo është të luash edhe me jetën e të sëmurëve e familjarëve, një propagandë e tillë, nuk i shërben askujt, por më shumë pacientëve.” tha Bala.

Sa i takon ushqimit që u jepet pacientëve nga spitali mjekja tha se ai hartohet me dieotologë, dhe nuk i kursehet askujt.

“Ushqimi për të sëmurët bëhet me mjekë dietologë, sasia, yndyrnat, karbohidratet, kaloria përcaktohen nga dietologë dhe ushqimi është i duhur që duhet të marrin pacientët përmban lëndët e domosdoshme për këto pacientë. Edhe nëse pacientët kanë patur kërkesë për ushqim shtesë, nuk i kursehet askujt. Të sëmurët që nuk ushqehen dot, ngrihen nga personeli shëndetësor.” u shpreh Bala, e cila solli në vëmendje edhe ditët kur ish pacienti Qako, ishte i shtruar në spital.

“Nëse nuk gaboj, ka qenë i shtruar në një nga klinikat e mia, në pavionin e tretë A, i është shërbyer, ka marrë mjekimin dhe ka dalë vetë nga spitali. Nuk do kishte dalë nga ne nëse nuk do ishte shëruar, ka ikur vetë pa pritur asnjë njeri. Në spital ka psikologe, ka shkruar edhe te ky pacientë. Është një pacient që është trajtuar, ka dalë nga sptiali me gjithë dokumentacionin e rregullt.” -përfundoi mjekja.

Bala u shpreh se aktualisht në spitalin COVID2 janë 150 persona të shtruar dhe situata është e menaxhueshme.Ajo tha se janë 60 shtretër të lirë, ndërsa pacientët kanë kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk iu mungon asnjë medikament. Bala tha se aktualisht një infermiere kujdeset për 5-6 të sëmurë.

“Sanatoriumi këto ditë nuk pret urgjencat e Tiranës. Paraqiten grupmosha të ndryshme, pacientë me gravitete të ndryshme. Siç janë paraqitur dhe janë thënë se të sëmurët që shtrohen në spital janë të sëmurë me COVID-19 në stad të moderuar dhe të rëndë. Janë nën kujdes jo vetëm gjatë ditëve të javës por dhe në fundjavë. Nuk iu mungon asnjë medikament, oksigjenoterapi, medikamente të suportit. Flas për një situatë të menaxhueshme në spitalin tonë.

Unë jam mjeke e pavijonit dhe të sëmurët në reanimacion ndryshojnë dhe nuk mund të flas për numrin e personave të intubuar. Situata është dinamike.
Janë rreth 60 shtretër të lirë, kapaciteti është 210 shtretër.
Pacientë në gjendje të rëndë ka nga të gjitha grupmoshat, të datëlindjeve 80, 70 por pjesën më të madhe të të sëmurëve e përbën mosha e tretë.Personeli shëndetësor gjatë natës është i gjithi në punë dhe e përballon të gjithë punën e pacientëve.
Momentalisht tani kur kapaciteti nuk është aq i madh, një infermier mund të kujdeset për 5-6 të sëmurë”, deklaroi Bala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.