Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Peleshi takime me fermerë në Dvoran, thirrje të aplikojnë për të përfituar nga skema e naftës falas

15:46 / March 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PELESHI 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në cilësinë e drejtueist politik të qarkut të Korçës u takua me fermerë të zonës në fshatin Dvoran. Ministri Peleshi diskutoi me banorët për problematikat, ndërsa vuri në dukje edhe investimet e bëra në vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste sa i përket bujqësisë. I shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ata vunë në dukje realizimin e disa projekteve në këtë zonë siç është ujësjellës, i cili ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve të Dvoranit dhe Kamenicës.
Po ashtu një tjetër problem, që është vënë në rrugën e zgjedhjes gjatë dy mandateve të PS-së në këtë zonë është edhe regjistrimi i tokës bujqësore, çështje që ka qenë një gangrenë për Dvoranin. Ministri Peleshi teksa foli për gjendjen ku ishte vendi 8 vite më parë tha se në gjysmën e bashkive e komunave fondet përdoreshin më shumë për paga se sa për investime, ndërsa tani situata ka ndryshuar totalisht. Ministri Peleshi u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë deri më 30 mars për të përfituar nga skema e naftës pa taksa.
“Afati është shtuar deri në fund të marsit, të gjithë ata që plotësojnë kushtet të nxitojnë të përfitojnë nga kjo incentivë. Çështja e subvencioneve, unë e di që asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, madje edhe në vendet e BE-së është ky diskutim, por janë në rritje. Nuk është rrugë e lehtë, nuk janë punë që zgjidhen me një të rënë të lapsit, por e rëndëisshme është që nga takimi në takim ne kemi ç’themi. Edhe në Dvoran është bërë ujësjellësi, janë bërë disa rrugë. Nuk është se jemi në vend numëro, nuk është se jemi si ata të tjerët. Ndaj meqë jemi në prag të zgjedhjeve unë dua të bëj apelin që të ngrihemi mbi ndonjë pakënaqësi për ndonjë punë të pakryer dhe të shikojmë punët e kryera, sepse besoj që e kemi treguar qoftë në nivel vendor me bashkinë, qoftë në nivel qendror me qeverinë që kemi vullnetin, kemi guximin, kemi edhe vendimmarrjet dhe faktet që po bëjmë punë të për të ecur përpara”, u shpreh drejtuesi politik I qarkut të Korçës, Niko Peleshi, në takimin me fermerët e Dvoranit.
Në diskutim me ta, zoti Peleshi premtoi mbështetjen e qeverisë dhe pushtetit vendor për çështjet që I shqetësojnë fermerët edhe sa I përket grumbullimit apo tregtimit të produkteve të zonës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Shqipëria pezullon importin e mishit nga Brazili, masa hyn në fuqi më 3 shtator

13:06 / September 5, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.