Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E sfidoi publikisht, Veliaj i përgjigjet Grida Dumës nga Rrogozhina: Harron se ne “e rrahëm” në Tiranë e Durrës

18:59 / March 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj grida duma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Rrogozhinë, ku edhe zhvilloi një takim me qytetarët, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit. Veliaj tha se socialistët e kanë të shenjtë detyrën dhe nuk e lënë në mes, duke mos i kursyer “kunjat” ndaj ‘kundërshtares’ demokrate, Grida Duma, e cila e sfidoi publikisht.

“Listën tonë për qarkun e Tiranës do ta drejtojnë dy profesoresha. Një prej tyre është Luljeta Bozo, profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit, që dhe në atë moshë është më e papërtuar se disa çupëlina që vijnë këtej vërdallë. Kur e dëgjova atë që kemi përballë që tha: “E sfidoj Erionin të kandidojë në Rrogozhinë e në Kavajë”, nuk e di pse harron që ne “e rrahëm” në Tiranë, ku ka pasur humbjen më të madhe te Njësia 1. Harron që ne “e rrahëm” edhe në Durrës me mbi 10 mijë vota diferencë. Harron që e la vetë mandatin dhe sot kërkon të kthehet në detyrë. Zysh Luljeta nuk e lë kurrë detyrën. Nuk e la kur ra tërmeti e jo më ta lërë siç bëri Grida me shokët e vet që për një kapriço thanë: “s’fituam ne, po ikim nga loja”. Kjo nuk është lojë për fëmijë, është përgjegjësi. Për çfarë janë këto sfida dhe pse i lini detyrat përgjysmë? Kjo është pyetja që duhet t’ju bëjmë atyre, sidomos një mësuese që nuk e lë kurrë orën e mësimit apo një doktoreshë që nuk e lë kurrë sallën e operacionit nuk duhet të mbështesin politikanë që lënë përgjysmë detyrat e tyre dhe atë që populli i kërkoi të çonin deri në fund,”-tha ai.

Më pas, Veliaj ka ironizuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shtuar se motoja e socialistëve është vetëm puna.

“Motot i kemi të ndryshme. Luli e kishte moton: “Ta bëjmë ditën natë!” Sigurisht, kur e ke mendjen te gjumi do të bësh ditën natë. Motoja jonë është ta bëjmë natën ditë. Të mundohemi të punojmë deri vonë dhe të kemi sa më shumë rendiment me gjithë angazhimin dhe energjinë pozitive që kemi,”-deklaroi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.