Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një grua humbi jetën dhe një tjetër pësoi komplikacione, Austria pezullon vaksinën e AstraZeneca

20:28 / March 7, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine moderna 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Austria ka pezulluar përkohësisht injektimin e vaksinës së AstraZeneca tek qytetarët e saj. Shkak është bërë vdekja e një gruaje pas injektimit të kësaj vaksine, si dhe një grua tjetër pësoi komplikacione.

Zyra Federale për Sigurinë dhe Kujdesin Shëndetësor në Austri tha se gruaja 49-vjeçare që vdiq pësoi mpiksje të gjakut. Megjithatë, kjo zyrë ka deklaruar se nuk ka ende një lidhje shkak/pasojë me vaksinën anti-Covid të AstraZeneca.

Por deri në përfundim të hetimit të rastit, vaksinat e AstraZeneca janë pezulluar përkohësisht si një masë paraprake.

Televizioni austriak ORF ka raportuar se dy gratë punonin si infermiere në të njëjtën klinikë. Zyra Federale për Sigurinë dhe Kujdesin Shëndetësor tha se mpiksja e gjakut nuk është ndër efektet anësore që shkakton kjo vaksinë, megjithatë kjo do të zbulohet në përfundim të hetimit.

Nga ana tjetër, AstraZeneca reagoi duke thënë se është në kontakt të ngushtë me autoritetet austriake pas këtyre rasteve dhe shprehu mbështetjen e plotë ndaj hetimit.

Kompania vuri në dukje se vaksina e saj është aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Të gjitha këto vlerësime kanë dalë në konkluzionin se vaksina anti-Covid e AstraZeneca është e sigurt dhe efektive”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.