Mot kryesisht i kthjellët por më i ftohtë dominon gjatë pjesës së parë të ditës në vendin tonë, si pasojë e masave ajrore nga verilindja e kontinentit.
Por orët e pasdites sjellin shtim të vranësirave në zonat veriore duke rrezikuar gjatë mbrëmjes dhe natës reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
