Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

8 Marsit! Thirrja e Merkel: Të mos kthehemi tek modeli i vjetër i roleve

09:06 / March 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MERKEL TURQI 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja Merkel mendon, se në kohën e koronavirusit shpesh gratë janë më të ngarkuara. Janë sërish gratë ato që duhet të përballojnë vështirësitë mes homeschooling, kujdestarisë për fëmijët dhe profesionit të tyre, thekson ajo në podcastin e saj.

Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren, që „ne ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kancelarja në podcastin e saj të përjavshëm.

Nuk mund të pranohet, që “gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, nënvizon Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi na tërheq vëmendjen, që “gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”.

Njëkohësisht ajo paralajmëron të mos lejohet që kriza e koronavirusit „të na kthejë në modelin e vjetër të roleve, që mendonim se e kemi kapërcyer”. Janë kryesisht gratë, të cilat me angazhimin e palodhur të tyre në sektorin e kujdesit social dhe shëndetësor aktualisht kanë mjaft ngarkesë, tërheq vëmendjen kryeministrja kristiandemokrate. Merkel thekson, se në sektorin e shëndetësisë mbi 75% e të punësuarve janë gra, por vetëm 30 përqind janë gra në pozicionet drejtuese të këtij sektori. Pikërisht tani gjatë pandemisë lipset barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje kancelarja. “Për këtë duhet që gratë të paguhen po aq sa edhe burrat.”/DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.