Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi nuk do të jetë pjesë e listave të PD për zgjedhjet e 25 prillit.
Nuk dihet se pse ka ardhur kjo “zbythje” nga qarku I Dibrës, ndërkohë që për ta zbutur e ka caktuar koordinator Kombëtar për Sigurinë në Partinë Demokratike.
Ish-gjenerali, i cili iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2013 si shpërblim për kalimin e Shtëpisë së Oficerëve në pronësi të PD. Një ndër aferat më të bujshme të kohës, por asnjëherë i hetuar për këtë.
Por kush është Xhemal Gjunkshi? Ndalemi në një kabllogram të ambasadorit të SHBA për ish shefin e shtabit të përgjithshëm të FA, sot deputet i PD Xhemal Gjunkshi. Një kabllogram shokues që ish- ambasadori amerikan Xhon Ëithers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh ish shefin e shtabit ne ate kohe, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte rryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.
Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.Në letër, shefi aktual i shtabit akuzohej jo vetëm për rryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.
