Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në akuzë për korrupsion dhe falsifikoi tampona, në pranga mjeku në Tiranë

11:47 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestohet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar mjekun Niko Nika, pasi akuzohet për korrupsion dhe falsifikim të tamponëve COVID-19.

“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Niko Nika kishte rolin e sekserit, pasi ai kontaktohej nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ia dërgonte tek E. Myftari, punonjëse në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

Mësohet se në grup janë të përfshirë edhe 13 mjekë të tjerë.

Pjesë nga përgjimet

Në datë 18 qershor një person, Gentian Qesku telefonon Niko Nikën dhe i kërkon që të ndërhyjë që të bëjë një tampon nëse është i prekur me COVID në mënyrë urgjente. “Niko si kalove, me dëgjo se e kam urgjente … me duhet me bo një tampon me çdo lloj shifre të mundshme, e du urgjent … Le të kërkoj ca te doj, me thuaj ca do, na ja ku i ke, ti coj personin dhe te hyj. Si i bohet? Niko i thotë: Ja të flas me nji matrapaze që kena aty. Menjëherë me pas personi nen hetim Niko Nika telefonon Eda Myftarin të ciles i thotë: Degjo, me bo nji tampon me pagesë, e bejmë dot neser, dhe sa ti them. Eda i thotë: Po bëhet pra, se ti e di shumë mir që bëhet, ca më pyet kot … ik tani flasim nesër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.