Kryeministri Edi Rama në një dalje të posaçme për mediat tha se një ditë më parë u shpall dhe “formacioni i ndeshjes” për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se ndryshimi është i dukshëm.
Ai tha se është një skuadër që shkon përtej PS dhe reflekton fuqinë e vetëndryshimit që është pika e parë e manualit të drejtimit të PS.
Ai tha se në vijim do të shpaloset dhe programi “Shqipëria 2030”, që sipas tij duhet të jetë zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe jo emigracioni.
“Besoj që ne i kemi të gjitha mundësitë, eksperiencën dhe kapacitetet njerëzore që ta realizojme këtë ambicie hap pas hapi”, tha Rama.
