Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prurjet dhe merkato e zhvendosën nga Berati në Tiranë, Felaj: Asgjë nuk fitohet vetiu

19:49 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
felaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ermonela Felaj ishte një lëvizje e minutave të fundit e Kryesisë së PS-së nga Berati në Tiranë. Felaj e cilëson si një sfidë të re dhe shton se asgjë nuk fitohet vetiu edhe aty ku mendohet më lehtë.

“Nga sot vrapoj drejt një sfide të re, kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, #nr13. Ndihem e nderuar të jem në Tiranë për betejën tonë të #25prillit, dhe disafish  e plotësuar me miq, shokë, bashkëpunëtorë, dashamirës, burra dhe gra në gjithë Shqipërinë, vajza dhe djem, prindër, nëna dhe gjyshër dhe kjo falë rrugëtimit tim në PS që prej vitit 2009 kur ishim në opozitë. Ishte nder që për gjithë këtë kohë të përfaqësoja qarkun Berat në tre mandate rresht dhe sigurisht emocion dhe kënaqësi , të fituarit e cdo beteje elektorale, qëndrore apo lokale.

Nga sot ndryshoj zonë, por jo njerëz sepse puna ime është dhe do jetë e lidhur me socialistët kudo ata qofshin, dhe socialistët janë po ata, kudo që të shkelësh, nga veriu në jug, raca e njerëzve thjesht të mirë. Kjo ka qenë përgjigjja ime pse iu bashkova Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe kjo është përgjigjja ime dhe sot, kur ia kemi mbërritur që në vetëm 8 vite, të lëmë gjurmë të thella shndërrimi qeverisës dhe sërish kemi dëshirën, ndjejmë përgjegjësi si askush tjetër, ndaj vendit dhe shqiptarëve të zakonshëm për të shkuar përpara, drejt të ardhmes më të mirë. Asgjë nuk fitohet vetiu edhe aty ku mendohet më lehtë. Të qenit e zgjedhur për 12 vjet e Kuçovës, Kuçovës masovike sic thotë një mik i imi i facebook, për mua ishte një shkollë; si është një socialist i vërtetë, cfarë pret nga ne një socialist, si fitohet zemra e socialistëve dhe  sa  i cmuar është besimi i tyre!

Këtë herë miqtë e mi socialistë të Kuçovës, Beratit, Policanit, Corovodës e Urës Vajgurore, sfida ime e punës do jetë në kryeqytetin tonë, për partinë tonë, por mbi të gjitha për vendin dhe gjithë shqiptarët dhe sigurisht ajo do mbajë brenda dhe pa asnjë dyshim, shumëcka nga forca juaj, nga besimi juaj, nga cdo komunitet i ngjashëm që jeton  në Tiranë ! Jemi një dhe të gjithë bashkë në rrugën për 25 prill, për fitoren e PS” shkruan Felaj. Prurjet e reja, por edhe Nasip Naços nga LSI-ja e zhvendosën Felajn në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.