Më 4 mars mjeku Tritan Kalo lajmëroi largimin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Mjeku i njohur, me një karrierë të spikatur, thotë se ai zyrtarisht në 18 Korrik 2021 mbush moshën e pensionit dhe nuk ka ndërmend t’i bashkohet politikës.
“Intervistoni ata që dinë të flasin me gjuhën e politikës… U duhet për 25 prillin… Unë zyrtarisht në 18 Korrik 2021 mbush moshën e pensionit”, kjo ishte përgjigja e doktorit Tritan Kalo, ndaj ftesës së emisionit “Vetting” për të shprehur mendimin e tij.
Mëngjesin e 4 marsit, ndërkohë që doktor Kalo deklaroi dorëheqjen nga komiteti teknik, Najada Çomo, një prej drejtueseve më të rëndësishme të këtij komiteti, u shfaq në krah të kryeministrit Rama, i cili e ftoi publikisht të bëhej kandidate për deputete e PS-së.
