Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Studimi i OBSH: Një në tre gra përjeton dhunë fizike ose seksuale

21:06 / March 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
violencia de genero 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj; një sjellje kriminale që është përhapur gjatë pandemisë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën, përmirësojnë sherbimet për viktimat dhe të trajtojnë pabarazitë ekonomike që shpesh i detyrojnë gratë dhe vajzat që të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.

Djemtë duhet të edukohen në shkollë lidhur me nevojën e respektit të ndërsjellë në marrdhënie dhe miratimit të ndërsjellë për marrdhënie seksuale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Dhuna kundër grave është endemike në çdo shtet dhe kulturë, duke dëmtuar miliona gra dhe familjet e tyre dhe është përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Rreth 31% e grave nga mosha 14 – 49 ose deri 852 milionë gra kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, tha OBSH-ja në atë që e quajti studimin më të madh të kësaj natyre ndonjëherë, duke përfshirë të dhëna nga shtetet dhe anketa nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Një bashkëshort ose partner intim është autori më i zakonshëm i këtyre abuzimeve. Një numër disproporcional i viktimave gjenden në vendet më të varfëra. Shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta si rezultat i mosraportimit të abuzimit seksual, një krim tejet i stigmatizuar.

“Këto janë shifra shumë tronditëse dhe në të vërtetë janë një lloj thirrjeje që qeveritë të zgjohen dhe të bëjnë më shumë për të parandaluar këtë dhunë”, tha autorja e raportit Claudia Garcia-Moreno.

Në disa rajone, më shumë se gjysma e grave përballen me dhunë, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa citoi Oqeaninë, Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë Qendrore. Në vendet me përhapjen më të lartë të këtij fenomeni përfshihen Kiribati, Fixhi, Papua New Guinea, Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos dhe Afganistani, tregojnë të dhënat e OBSH-së.

Shifrat më të ulta janë në Evropë, deri në 23% gjatë gjithë jetës. Dhuna fillon në një moshë “të re alarmante”, tha OBSH-ja. Një në katër vajza adoleshente të moshës 15-19 të cilat kanë patur marrëdhënie, i janë nënshtruar dhunës fizike ose seksuale, tha zonja Garcia-Moreno.

“Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme dhe formuese në jetë. E dimë që ndikimet e kësaj dhune mund të jenë afatgjata dhe mund të ndikojnë tek shëndeti fizik e mendor dhe mund të shkaktojnë shtatëzani të padëshiruara dhe ndërlikime të tjera”, tha ajo.

Dhune fizike obsh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.