Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çupi komenton listën e PD: Ka dështuar, tenton të jetë kopje e PS! Është si fustani i një basme turke

21:28 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Analisti Frrok Cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në “Open” listën e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Çupi e cilësoi listën e PD si “fustanin e një basme turke” dhe theksoi se tenton të jetë një kopje e PS, por ka dështuar. Sa i përket listës së PS, e cilëson si të pastër dhe pa dilema.

Frrok Çupi: Lista e PS është bërë shumë e studiuar, është e matur. Ndërsa lista e PD është bërë dora dorës, deri në orët e fundit ka pasur ndërhyrje. Lista e PS ka kritere. Duket se PD nuk ka arritur të vendosë kriter, aq më pak të shpallë kriter. PD kishte kriter që të kishte njerëz që do të filtroheshin nga komisioni Ruli që e kam parë si jo demokratik. Komision i pazgjedhur dhe i pavotuar. Përderisa PD gjeti marrëveshje të veten, përsëri nuk e respektoi.

Kritere të tjera janë se duket si amulli, duket influence, duket që ka nxitime, që ka pamendime. Deri ditët e fundit ishte si në luftë që nuk dihej a ka bërë presion Berisha dhe aleatët. Lista e PD ka kakofoni ngjyrash. Është si fustani i një basme turke.

PD me këto lista ka humbur identitet. PD është solide, por në parlamentin e ardhshëm nuk do të dihet çfarë kemi, i kemi të PDIU, të agrarëve. Eksperienca me aleatët është thuajse e dështuar.

Tek PS vërej që hyn pastër në zgjedhje pa dilema me minimum 76 deputetë. Këto zgjedhje nuk kanë dilema. Një nga pjesët themelore të filozofisë është që PS ka thërritur në përfaqësinë popullore gjeneralët e dy betejave të mëdha, tërmeti dhe pandemia. PS ka aplikuar filozofinë e thërritjes së personalitetit. Për liderët e dobët nuk duhet të ketë personalitet.

PD vërtet tenton të jetë kopje e PS, ka thërritur shkrimtarë e gazetarë që janë në fund të listës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.