Deputetja Socialiste Mimi Kodheli ka zbardhur për herë të parë sot disa prapaskena të përzgjedhjes së bazës së Kuçovës nga NATO. Duke folur në Neës 24, Kodheli deklaroi se projekti për kthimin e bazës së Kuçovës në një bazë të NATO-s ka nisur dhe është përfunduar gjatë administratës së saj. “Unë jam krenare për çfarë arrita në ato 4 vite. Aq sa për ato projektet, kanë pasur një sukses më pas. Ju flisni për një njollë të NATO-s në Shqipëri, projekt të Kuçovës që do jetë bazë logjistike. Që është e filluar dhe e përfunduar nga Mimi Kodheli si Minstre e Mbrojtjes”, tha Kodheli.
Por ndryshe nga dy pasardhësit saj në Ministrinë e Mbrojtjes, Xhaçka dhe Peleshi që janë futur në një listë komode në Korçë, ish-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është renditur në vendin e 21 në Tiranë.
