Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anketa/ Bie ndjeshëm besimi i shqiptarëve tek BE

08:45 / March 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flamuri i BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ecejaket për fillimin e negociatave dhe zgjatja përtej pritshmërive e procesit të integrimit në BE duket se e kanë ndikuar negativisht besimin e shqiptarëve te Bashkimi Evropian.

Rezultatet që dolën nga një anketë e Bankës Qendrore të Austrisë me qytetarët në rajonin e Evropës Juglindore tregojnë se, besimi i shqiptareve tek Bashkimi Evropian ka pësuar rënie me gati 13 pikë për qind brenda një viti.

Në vitin 2019, vetëm 51 për qind e shqiptarëve të anketuar kishin besim tek BE në raport me 64 % që ishin në vitin 2018.

Besimi tek BE ka pësuar luhatje vitet e fundit, prej një kulmi 77 për qind, që kishte arritur në vitin 2011, menjëherë pas heqjes së vizave.

Megjithë këtë ulje shqiptarët mbeten në nivelin më të lartë të besimit në BE në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në katër vendet jo-anëtarë (Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Shqipëri ku është zhvilluar anketa), besimi tek Bashkimi Evropian ka shënuar rënie të ndjeshme më 2019.

Në të kundërt, qytetaret në vendet anëtare të BE, si Bullgaria, Çekia, Hungaria dhe Polonia kanë rritur besimin tek BE më 2019-n.

Siç shihet nga grafiku në fund, përgjatë dekadës së fundit 2009-2019 shqiptarët kishin nivelet më të larta të besimit tek BE edhe se shtetet e reja anëtare, por kushtet për hapjen e negociatave duket se kanë humbur durimin e shqiptareve.

Por, pandemia Covid-19 i ka larguar edhe më shumë vendet e Ballkanit dhe shqiptarët nga BE.

Mungesa e solidaritetit për të zgjeruar ndihmat në rajonin më të varfër të Europës dhe tani së fundmi me mungesën e furnizimeve me vaksina mund të rrisin skepticizmin.

Pas daljes nga diktatura në vitin 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Në vitin 1999, BE propozoi Procesin e ri të Stabilizim Asociimit (PSA) për pesë vende të Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë. Që nga viti 1999 Shqipëria nisi të përfitojë nga tregtia e lirë me BE.

Në qershor 2001, Komisioni rekomandoi ndërmarrjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (SAA. Më 2006-n, MSA u nënshkrua në Këshillin e Marrëdhënieve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Luksemburg, ndërsa po në nëntor 2006, Komisioni Evropian vendosi të fillojë negociatat për lehtësimin e vizave me Shqipërinë.

Më 15 dhjetor 2010 hyri në fuqi hyrja pa viza në zonën “Shengen” dhe më 10 tetor 2012 Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit të BE-së, në varësi të përfundimit të masave kyçe në fusha të caktuara.

Më 24 qershor 2014, nën Presidencën Greke të BE-së, Këshilli i Bashkimit Evropian ra dakord të japin statusin e kandidatit të Shqipërisë, i cili u miratua disa ditë më vonë nga Këshilli Evropian. Në samitin e 24 marsit 2020 u mor vendimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriut. /Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.