Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj ironizon Metën: Ia qaj hallin, e dhimbshme të shikosh partinë që themelove të shpërbëhet para syve të tu

14:43 / March 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranës Erion Veliaj deklaroi se sot Ilir Meta është në hall teksa shikon se si partia që ai themeloi po i shpërbëhet para syve. Duke folur për News 24, Veliaj ironizoi disa prej kandidatëve të LSI në këto zgjedhje, të cilët kanë dosje të hapura me drejtësinë. “Unë e kuptoj që presidenti meta është në një pozicion shumë të vështirë dhe realisht ia qaj hallin. Do të jetë shumë e vështirë që të shikosh partinë që ke themeluar, partinë që ke investuar kaq shumë të të shpërbëhet para syve të tu. Duhet të jetë shumë e vështirë kur shikon që lista jote është me njerëz që sot janë të kërkuar nga drejtësia. Të shikosh Sekretarin e Përgjithshëm Vojo Bregun e Ministrisë së Bujqësisë që i ka blerë papaqët me dyfishin e çmimit dhe ka vjedhur dhe ilaçin e minjve të arave apo të  karkalecave, duhet të jetë shumë e dhimbshme të kesh këtë kandidat. Të shohësh Rim Spahiun i cili u bë i famshëm në Tiranë si pushtues i Selvisë tek Vojo Kushi. Ia kishte hipur me kioskat e llotove Vojos, si Vojo Kushi ia kishte hipur tankut. Duhet të jetë shumë e dhimbshme të shohësh që Tit Fusha, personi që u largua nga drejtësia të futet tani nga dritarja në parlament. LSI sot është bërë palë me fosilizimin e PD dhe e shikon që kandidatët I ka të gjithë me atë letrën “WANTED”. Kur shikon që ti ke Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë që përgjonin ambasadorin Lu, do të thotë që një parti që lindi me kaseta, mbijetoi me kaseta dhe tani po vdes me kaseta. Duhet të jetë shumë e dhimbshme. Ia qaj hallin, por nuk e ndihmoj dot Presidentin e Republikës”, theksoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.