Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve pas largimit të mjekut të njohur Tritan Kalo dhe shefes së Infektivit, Najada Çomo. Kjo e fundit do të kandidojë për deputete në listën e Partisë Socialiste.
Anëtarët e rinj janë mjeku i njohur Dhimitër Kraja, Armira Kola dhe Alban Ylli.
Mjeku Kraja ka një kontribut të njohur në fushën e mjekësisë dhe në spitalin infektiv, ndërsa Alban Ylli ka qenë edhe kreu i ISHP-së.
