Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur pak minuta më parë në Kavajë, ku do të zhvillojë një takim me qytetarë dhe strukturat e partisë, dhe për të mbështetur Grida Dumën, kandidate për deputete atje.
Sapo mbërriti në qendër të Kavajës, Bashën e pritën qindra qytetarë, ndërsa vetë kryedemokrati u ngjit mbi makinën e tij, një fuoristradë tip “Range Rover”. Por, kur vendi po përballet me një situatë të rëndë për shkak të Covid-19, kreu i PD i shkeli vetë rregullat me të dyja këmbët.
Nga pamjet e mëposhtme që i ka shpërndarë dhe vetë Lulzim Basha në Facebook, shihen qindra qytetarë, pa distancë, duke rrezikuar veten dhe duke shkelur rregullat anti-Covid.
