Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Vota e emigrantëve e kushtëzuar nga Rama”, Basha: Pas 25 prillit do të vendosim votimin elektronik

12:12 / March 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 9 1 770x393 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i PD, Lulzim Basha, në një komunikim me qytetarët përmes “Facebook”, u ndal tek vota e shqiptarëve të Diasporës.

Sipas liderit demokrat, vota e tyre është kushtëzuar nga kryeministri Edi Rama, por nëse ai vjen në pushtet, do të mundësohet votimi elektronik, që minimizon manipulimin e votës por edhe mundëson të drejtën e emigrantëve për të zgjedhur.

Gjithashtu Basha u ndal tek kërkesat e SHBA e BE për përfshirjen në lista të personave me integritet dhe të pastër. Sipas kryedemokratit, Rama nuk e ka mbajtur këtë premtin, pasi sipas tij, në listat e PS ka persona të lidhur me krimin. Ai theksoi ndër të tjera se 25 prilli do të jetë një ditë çlirimi për të gjithë shqiptarët, edhe për vetë socialistët

Diaspora nuk voton dot as këtë herë, çdo bëni për këtë kategori?

Lulzim Basha: Do të bëjmë realitet votimin elektronik. Kjo bën të mundur të minimizohet manipulimi i votës. Por edhe të votojnë të gjithë shqiptarët në çdo cep të votës. Shoqëritë që kanë emigracion masiv, siç është dhe e jona, do u japim të drejtën kushtetuese për votën e tyre. Rama i trembet votës së Diasporës, por ne do e bëjmë realitet votën e tyre. Rama do të vendosë përsëri në parlament kriminelë, pavarësisht nga thirrjet e SHBA dhe BE. 25 prilli sjell një çlirim dhe për Partinë Socialiste. Listat tona për deputetë janë pjesë e ekipit të fitores, por të gjithë janë pjesë e një ekipi, ka një mision: ndryshimin e vërtetë, jo thjesht rotacionin. Jemi bashkë për ndryshimin dhe kështu Shqipëria do të ndryshojë. Pa larguar atë asgjë nuk do të ndryshojë, do të mbetemi siç kemi mbetur këto 8 vite. Duke larguar Edi Ramën, do të fitojnë të gjithë, do të fitojnë dhe socialistët. Nuk premtojmë mrekullira dhe do të jem një kryeministër normal, do të punojmë për një Shqipëri normale. Është një vend iu mrekullueshëm me potencial të jashtëzakonshëm,. Siç është dielli sot do të do të ndrijnë dhe fytyrat e shqiptarëve. Nuk do të ketë stres, përçarje, ndasi, por pozitivistet, besim tek vetvetja. Shqiptarët janë njerëz të fortë, të jashtëzakonshëm, të talentuar, me këtë ekip do ta bëjmë planin tonë për një Shqipëri normale dhe të shfrytëzohen përparësitë e vendit. Shtresa e mesme do të çlirohet. Arsimi shqiptar t’i shërbejë popullit shqiptar. Qeveri normale, kryeministër normal dhe Shqipëria do të ndryshojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.