Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka kujtuar ditën e lindjes së babait të saj, Azem Hajdari.
Ajo teksa ka publikuar një foto të vjetër me të atin, i premton se do bëjë gjithçka që ta bëjë të ndihet krenar.
Postimi i Hajdarit
I shtrenjti im!
Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë.
Jam e sigurtë se na sheh nga lart dhe të premtoj se do bëj gjithçka që ti të ndihesh krenar për mua.
Më ka marrë malli!

