Gjatë takimit në Vlorë me ekipin garues të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama foli dhe për programin e vaksinimit.
Ai tha se synohet të vaksinohet e gjithë popullata për të lehtësuar sezonin turistik që këtë vit. Të premten mbërrijnë vaksinat e AstraZeneca ndërsa zhvillohen negociatat për të tjera vaksina.
“Lehtësimi i sezonit turistik që këtë vit dhe për të dalë më në fund nga ky tunel, pavarësisht se vaksinimi do të vazhdojë dhe ne ndërkohë do të sigurojmë që të kemi të gjitha dozat për rivaksinimin nëse kjo do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve sepse COVID nuk do të zhduket, por përmes vaksinimit do të kthehet në nëj virus si të gjithë të tjerat”, tha Rama.
