Kryeministri Edi Rama ka bërë shumë thumbime kohët e fundit me disa emra nga opozita e bashkuar, lidhur me faktin që ata janë pijedashës rakie në raste festash, por jo vetëm.
Ironive të Ramës nuk i ka shpëtuar presidenti Meta, drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj dhe si gjithmonë Dashamir Shehi.
Mirëpo i fundit në listën e Beratit për LSI-në, Lefter Maliqit, nuk i bën përshtypje ironia e Ramës madje e ka provokuar me disa foto të publikuara në rrjete sociale, duke ngritur dolli me gotë rakie.
“Një dolli për 25 Prillin… e ngre Berati dhe Shqipëria…e pi me fund LSI-ja… për të ardhmen evropiane të shqiptarëve! Të bashkuar drejt fitores së Referendumit”, shkruan Maliqi.