Policia e shtetit ka proceduar 24 persona me akuzën për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve lidhur me pritjen madhështore të Bashës në Kavajë.
Ai u prit dje nga qindra persona dhe nuk mungoi habia e tij për praninë e tyre. Madje kreu i PD iu bëri thirrje disa herë për respektimin e distancës dhe vendosjen e maskave.
Policia e Shtetit më pas në një reagim të saj tha se “deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”.
