Një konflikt mes të rinjve pak pas mesnate ka ndodhur në Sauk të Tiranës, ku për pasojë një 23-vjeçar është plagosur me kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në këtë zonë.
I riu i identifikuar si Danjel Begu është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
