Presidenti Ilir Meta është përplasur fizikisht me policinë dhe ka hyrë me forcë në zyrat e FRPD-së.
“Dilni përjashta ose do ju çoj në burg me duart e mija”, u ka thënë Meta policëve.
Më herët policia bashkiake nuk lejonte pjestarë të FRPD të hynin në seli. Me anë të një shkrese zyrtare policia bashkiake ka kërkuar lirimin e zyrave të FRD. Në dokumentin e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit.
Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën duke shkëputur edhe energjinë elektrike.
