Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Veliat për degradim mendor të kreut të shtetit.
Blushi thotë se Veliaj nuk ka për ti shpëtuar dënimit qytetar për shembjen e Teatrit dhe as për inceneratorët.
“MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo”, thuhet ndër të tjera.
REAGIMI I BLUSHIT
Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
- Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
- MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.
