Shqipëria vijon të mbetet me intensitet të lartë të gripit, por të qëndrueshëm bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Për vitin 2019 numri i të prekurve nga viruset e stinës rezulton në 379 raste.
Këtë javë vërehet prirje e qëndrueshme e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 19% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ISHP, për vitin 2019 janë 379 raste pozitive për virusin e tipit A Gripit. Nga këto 330(87.0%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 37(9.7%) viruse nëntipi A/H3 dhe 12(3.1%) viruse të tipit A nëntipizimi është në proces.
Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit.
