Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar ditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.
Një i ri është në gjendje kritike për jetën pasi gjatë sherrit ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit si dhe as identiteti i personave që janë përfshirë në konflikt.
