Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore për ushtarakët. Nuk u lejohen fotot në Facebook dhe alkooli, do deklarojnë edhe ilaçet

19:44 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtari nga gramshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futen në fuqi ndryshimet në ligjin “për disiplinën në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Nga dita e sotme nëse je ushtarak dhe ke kritika për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk duhet t’i shprehësh publikisht, në formë shkresore, elektronike apo verbale, pasi në të kundërt rrezikon përjashtimin nga struktura. Ky është një nga ndryshimet që ka pësuar ligji për masat disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.

“Shprehja e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura, në formë shkresore, elektronike ose verbale, që cenon imazhin e institucionit apo personalitetin e ushtarakëve të tjerë të Forcave të Armatosura” thuhet në një nga pikat e ndryshuara që janë miratuar. Kjo do të thotë se për çdo vërejtje, ushtarakët nuk duhet të flasin nëse duan që të vazhdojnë të jenë pjesë e FA-së.

Gjithashtu ushtarakët duhet të deklarojnë ilaçet që marrin. “Mosdeklarimi i përdorimit të barnave për arsye mjekësore, që krijojnë efekte në sjelljen ose aftësitë fizike të tij është shkelje disiplinore është shkelje”.

Ushtarakëve u ndalohet postimi i fotove në rrjetet sociale. “Publikimi i paautorizuar në rrjetet sociale i pamjeve personale ose i çdo efektivi të Forcave të Armatosura me armatim ushtarak, simbole dhe mjete teknike ushtarake është shkelje disiplinore”.

I ndaluar është edhe përdorimi i pijeve alkoolike gjatë shërbimit apo në rastet kur është me uniformë, me përjashtim të aktiviteteve zyrtare. “Mbajtja e uniformës ushtarake në lokale nate, kazino, lojëra fati dhe në ambiente të tjera të ngjashme me këto është shkelje”./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.