Policia e Tiranës bën të ditur se dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë hyrë të paautorizuar në ambientet e selisë së FRD-së.
“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre”, bën të ditur policia.
Kujtojmë që një ditë më parë skadonte afati i shkresës së dërgura nga bashkia për FRD-në që të lironte ambientet që janë në pronësi të bashkisë. Në incident u përfshi dhe presidenti Ilir Meta i cili u konfrontua me punonjësit e policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, duke kërkuar largimin e tyre.
