Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar si të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë.
Burimet shpjegojnë se është arrestuar ekzekutori Ernejt Shyti dhe tre bashkëpunëtorë të tij.
Të arrestuarit si bashkëpunëtorë mësohet se janë nga Krraba dhe Fushë Krujë. Ekzekutimi i Sofisë dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.
