Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryemadhi prezanton kandidatin për deputet në Urën Vajgurore: Duhen subvencione për fermerët

17:11 / March 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme në Urën Vajgurore kandidatin për deputet, Shkëlqim Tafaj. Kandidati vjen nga radhët e blegtorisë, por në përgjithësi Kryemadhi thotë se ndihet mungesa e subvencioneve dhe infrastrukturës edhe në bujqësi.

Kryemadhi thekson se LSI ka menduar për blegtorët e bujqit, duke i subvencionuar për të rritur prodhimin në mënyrë që të krijohen hapësira për sa më shumë vende pune.

‘Shkëlqim të falënderojmë shumë, në fakt je në një sferë siç është blegtoria, veteriner, mjek dhe në kuadrin e kësaj je një nga njerëzit që ndjen më shumë mungesën e investimit ose mungesën e subvencioneve që qeveria ka në blegtori por si në blegtori ashtu dhe në bujqësi. Zona e Urës Vjagurore është një zonë që ka det me sera thatë ju.  Atë që kemi diskutuar dhe më para që i gjithë qarku i Beratin ka eksport të prodhimeve dhe ka pasur një sasi shumë të madhe  ashtu siç ka dhe sipërfaqe shumë të mëdha me sera.

Në ekipin fitues të Beratit ti vërtet je pjesë që i bashkohesh nga struktura e Kutallisë por bashkë dhe me Lefterin që njihemi që në themelimin e LSI jam e bindur që do të jetë një përmbysje. Dhe pse në aspektin po themi të infrastrukturës politike, njerëzit këtu janë gjithë kohës në punë, janë të angazhuar, e kanë gjithë kohës të vështirë të merren me politikë por mungesa e vëmendjes nga shteti, është ajo që ndihet ditë për ditë.  Ndihet të mungesa e subvencionit, ndihet te mungesa e  infrastrukturës për bujqësinë, ndihet te çmimi i lartë i naftës për ta, ndihet te çmimet  larta të pesticideve, ndihet te vaksinat që bëhen te gjëja e gjallë.

Ne kur themi Made in Albania, theksojmë që kemi nevojë për produktet tona të cilat janë bio të kontrolluara, ndihmojmë njëri tjetrin sepse në njëfarë mënyre edhe prodhojmë shqip, edhe konsumojmë shqip dhe lëvizim paranë në mënyrë të tillë që të mos kemi nevojë të fuqizojmë tregun dhe importet e huaja që nuk e dimë se çfarë hamë por të fuqizojmë sa më shumë bizneset tona, njerëzit tanë, fermerët tanë, në mënyrë t tillë që të kemi sa më shumë mundësi.’- tha Kryemadhi.

Kryemadhi Urën Vajgurore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Do të vijojnë procesin të veçuar nga të pandehurit e tjerë, caktohet trupa e gjyqtarëve për Metën dhe Kryemadhin

10:04 / May 19, 2026

Kryemadhi flet për paragjykimet: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

22:49 / April 30, 2026

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi-gazetarëve: Do thonë që nuk je paraqitur në orar, më njoftuan hajde me vrap

09:42 / October 28, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.