Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kulisat/ Hilja që Basha përdori për djegien e mandateve

13:27 / February 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur protesta e së shtunës u mbyll papritmas dhe Basha deklaroi se ajo do të vazhdonte të enjten para parlamentit, shumëkush mbeti i hutuar dhe i çuditur. Ai qe një vendim i papritur dhe i pashpjegueshëm. Aq më tepër që vetëm pak minuta më parë (pra dhe para atij çasti kur krerët e partive u konsultuan në shesh) Monika Kryemadhi, i pati deklaruar mediave se ata do të vazhdonin të qëndronin deri në rrëzimin e Ramës.

Mbyllja e beftë dhe aspak logjike, ngriti shumë pikpyetje: A e dinte Lulzim Basha se ç’po bënte? A kishte ai një plan?

Sikurse u pa më vonë, këtë radhë, kreu demokrat kishte vendosur të luante solo. T’i printe vetë rrugës së radikalizmit, pa u konsultuar me krerët e tjerë të partive aleate.

Dhe kjo u duk, kur për surprizën e të gjithëve, Basha doli një ditë më pas të shpallte bombën e djegies së mandateve. Konfuzioni qe i madh. Si do reagonte opozita? A do të përçahej, duke ditur se LSI qe e prerë në qëndrimin se nuk i djegim mandatet e fituara me gjak? Deri në fund, tek ky bast, besoi edhe Edi Rama që u tha deputetëve të tij se Luli po bën bllof dhe se opozita nuk ka konsensus për këtë kauzë.

Të hënën në mëngjes, tre burime të ndryshme thanë për Lapsi.al se Monika Kryemadhi dhe dy kryetarë partish të vogla ankoheshin se “Luli as mori mundimin të na njoftojë”. Dilemat bëheshin edhe më të mëdha kur mediat e pushtetit hapnin fjalë se as deputetët e vetë nuk do t’i bindeshin kryetarit të PD. Në orët e para të fillimit të javës, opozita dukej në prag të përçarjes.

Por në mbledhjen e grupit paralamentar të demokratëve të gjithë u solidarizuan një nga një me vendimin. Edhe aleatët e vegjël, me gjithë hezitimet e shumta, që shkonin nga hatërmbetja për begenisje e deri tek keqardhja për ofiqin e braktisur, u solidarizuan njëzëri. Në fund edhe LSI nuk pati rrugë tjetër. Ndryshe nga sa mendohej, i gjithë aksioni u mbyll vetëm me një firo, ish ministrin e Ramës, Lefter Koka.

Megjithëse me një qasje aspak kolegjiale dhe bashkëpunuese, Basha e fitoi aksionin e tij, duke i vënë aleatët përballë faktit të kryer. “Nëse do të kishte ndjekur rrugë tjetër, nëse do ishte treguar më demokrat, nëse do kishte filluar konsultime me koalicionin, do kishte dëgjuar argumentat evazive të LSI dhe përroin psikik të Fatmir Mediut, kjo gjë nuk do realizohej kurrë. Ai thjeshtë vendosi dhe i detyroi të tjerët t’i vinin nga pas”, tha për Lapsi.al një burim brenda selisë blu.

Nuk ka diskutim se për këtë Basha përdori protestën e 16 shkurtit, radikalizmin e parapërgatitur të saj dhe kur vendosi mbylljen e beftë të demonstrimit para kryeministrisë, ai qe i vetmi që e dinte se ç’do të bënte të nesërmen. Basha i vuri kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët përpara efektit surprizë dhe kjo qe hilja ndofta e domosdoshme, që e bëri t’ia dalë në idenë e tij.

©Lapsi.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

20:30 / September 21, 2026

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

17:19 / September 20, 2026

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.