Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Incidente mes militantëve partiakë” ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës pas përplasjes fizike në Elbasan

18:45 / March 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 400bbf4109f68505adf6aea89e40be4d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupe militantësh partiakë të qeverisë dhe të opozitës u përplasën sot fizikisht mes tyre në qytetin e Elbasanit, qendra tradicionale festive e Ditës së Verës.

Përkrahës të dy partive kryesore pritën me brohoritje fyese kryetarët socialist dhe demokrat, duke u përplasur edhe fizikisht me njëri tjetrin, pa ndonjë dëmtim shëndetësor midis tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit në të dy tubimet ishin në shkelje të hapur të kufizimeve të pandemisë, që ndalojnë rreptësisht tubimet, mos-distancimet fizike dhe mos-mbajtjen e maskave higjenike.

Por këto rregulla nuk i penguan dy politikanët kryesorë; Lulzim Basha i Partisë Demokratike dhe Edi Rama i Partisë Socialiste, që të vizitonin qytetin e Elbasanit pothuaj në të njëjtën orë dhe pak metra larg njëri nga tjetri, ndërsa grupet kundërshtare të militantëve shkëmbenin fyerje dhe goditje fizike.

Policia ndërhyri, duke shoqëruar disa nga personat protagonistë, dhe shpërndau tensionin mes njerëzve, ndërsa palët bënë fajtor njëra tjetrën për incidentin.

Fushata zgjedhore duhet të nisë ligjërisht më 25 mars, një muaj para datës së zgjedhjeve, por veprimtaritë elektorale kanë nisur shumë javë më herët dhe të dy formacionet konkurrente po organizojnë tubime me militatnët e tyre, pa u shqetësuar për gjobat e inspektorëve të shëndetësisë./voa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.