Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kriminelët, kriminelët… PD i fut në listë”, Balla i bën thirrje Bashës: E turpshme, tërhiq kandidatin për deputet të dënuar për drogë

21:01 / March 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në listat e kandidatëve të PD për deputetë më 25 prill, shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Një prej tyre është Rezeart Tushai dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe kandidimi i tij për deputet në qarkun e Durrësit, ka trazuar jo vetëm politikën por dhe vetë PD.

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ndërsa e quan këtë një shfaqje të turpshme, i bën thirrje PD-së ta tërheqë nga kandidimi.

“Kriminelët, kriminelët…”  PD i fut në listën e kandidatëve për deputetë. Partia Demokratike e cila i mban fshehur listat e kandidatëve, duhet të heqë dorë nga shfaqjet e turpshme dhe të tërheqë kandidatin e saj në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër”, shkruan Balla.

Rezart Tusha për të cilin bëhet fjalë, është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës dhe rezulton të jetë në person problematik me ligjin. Në një dokument të lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës, që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, njoftohet për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për Tushën. Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit.

balla kriminelet TURPSHME
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.