Dua Lipa ka fituar kategorinë Best Pop Vocal Album me albmin e saj “Future Nostalgia”.
Në këtë kategori ajo garoi bashkë me Lady Gaga, Justin Bieber apo Harry Stylen dhe Taylor Swift.
“Ky album tregon se sa e rëndësishme është lumturia, dhe jam e nderuar sepse lumturia është diçka që e meritojmnë të gjithë në jetë tona. Një falenderim për fansat”, tha ndër të tjera Dua. Ajo shoqërohej në këtë event nga babai dhe menaxheri i saj Dukagjin Lipa.
Ky çmimi për Duan është çmimi dytë Grammy i fituar nga këngëtarja me origjinë shqiptare.
