Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

13 vjet nga tragjedia e Gërdecit

10:09 / March 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gerdeci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 (e shtunë) mars, 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona.

Gërdeci është fshat i qarkut të Tiranës, Shqipëri dhe shpërthimi ndodhi në një “fabrikë” për demontimin e armëve. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO ; pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha për Agjencinë Reuters : “Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40–50 vjeçare është një nga problemet tona më serioze.”

Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Disa humbën jetën në çast, dhe disa të tjerë humbën jetën më pas në spital. Sipas Reuters, spitalet u mbushën me të gjymtuar, të djegur dhe të tjerë do të dëmtoheshin nga grimca xhamash të thyer.

Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”. Edhe pse në fillim grupet opozitare do të qëndronin pasive ndaj ngjarjes, më pas ata do të akuzonin drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të tragjedisë.

Ngjarja la një shije të hidhur në opinionin publik, por do të ishte artikulli i gazetës së New York Times ai që do të shkaktonte debate të ashpra politike në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Artikulli “Supplier Under Scrutiny on Arms for Afghans” i shkruar nga C. J. Chivers, Eric Schmitt dhe Nicholas Wood (i shtypur nga Mr. Chivers.), i publikuar më 27 mars të vitit 2008, nuk u mor parasysh nga qeveria, madje kryeministri Sali Berisha e quajti artikullin “Letër higjienike”. Sigurisht, u konsiderua ofendim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.