Populli shqiptar të bëhet gati të mbrojë lirinë e tij nga kushdo, shprehet presidenti Ilir Meta duke komentuar incidentin në selinë e FRD-së.
“Pse përplasin aktivitetet në të njëjtën kohë, përgjegjësinë e ka bashkia. Eksperimente me grupe paramilitare nuk do të ekzistojnë sepse do të ketë veprime të paimagjinueshem për atë që duan të rrëzojnë shqiptarët”, tha Meta.
Ai shtoi se të drejtat e pronës dhe të njeriut janë dhunuar jashtë çdo standardi ligjor duke nisur që nga Astiri, te shkoza, Bregu i Lumit.
