Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha në Vorë: Qeveria dështoi, ne do përshpejtojmë rindërtimin

12:06 / March 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capturebbbbbbbbb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Vora, në një takim me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar “dështim” procesin e qeverisë për rindërtimin.

Basha akuzoi qeverisjen aktuale për tenderë sekretë, ndërsa premtoi se me qeverisjen e tij do të përshpejtohet procesi i rindërtimit.

Sipas kreut të demokratëve, do të shpërndajnë me shpejtësi paratë në dorë për ata që duan të ndërtojnë vetë shtëpinë dhe do të ketë transparencë për ndërtimin në zonat urbane

“I gjithë rindërtimi është dështim. Gjëja e parë që do kishin bërë është te jepnin para për ata që do ndërtonin shtëpitë vetë. Nuk e bënë këtë sepse donin të vidhnin tendera. Edhe këtu në Vorë është e njëjta skemë.

Njerëzit kaluan dimrin e dytë në çadra, ndërsa këta bëjnë tendera sekretë. Nga Fidel Ylli te Sadri Abazi me shokë, kjo është arsyeja pse e kanë vendosur atë kandidat këtu.

Dua t’ju them të gjithë atyre që janë dëmtuar në zonën e Vorës. Procesi i rindërtimit është parim i qeverisë së ardhshme. Do të bëjmë shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë të gjithë atyre që duan ta ndërtojnë vetë. Ndërtimi në zonat urbane do të bëhet me transparencë absolute.

Të prishë kopshtin e  fëmijëve, të grabisësh pronën e qytetarit këtu në mes të Vorës. Për tetë vite me radhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Rama. Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit. Duke iu dhënë drejtpërdrejtë shpërblimin financiar sipas dëmit dhe jo si të nënës dhe njerkës. Të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.