Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rivaksinimi i të moshuarve, Manastirliu: Do intensifikojmë vaksinimin në gjithë vendin

13:09 / March 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastirliu ok 676x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme ka filluar rivaksinimi për kategorinë mbi 80 vjeç në Tiranë, me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimin në Stadiumin ‘Air Albania’, ku morën dozën e dytë 80 të moshuarit që u vaksinuan të parët, mes tyre edhe emra të njohur me kontribute në fusha të ndryshme.

“Sot kemi filluar me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin e mësuesve. Organizimi është me grup shkollash, për të mundësuar vaksinimin sa më të shpejtë në territor të mësuesve. Teksa në të gjitha strukturat të vaksinimit të përqërqendruar jemi duke vijuar me rivaksinimi e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor” , tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar.
“Me dozat e AstraZeneca do të shtrihemi edhe tek moshuarit mbi 80 vjeç, si kategori prioritare. Do të jetë edhe AstraZeneca që do të të përdoret për vaksinimin e kësaj kategorie si edhe për mësuesit”, tha Manastirliu.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24,887 doza të vaksinës. Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.