Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndanin kartëmonedha të falsifikuara në treg, shtatë në pranga

08:42 / March 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elbasan para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka goditur një grup kriminal që hidhnin në treg kartmonedha të falsifikuara.

Në sajë të operacionit të koduar “Kartëmonedha” të arrestuarit janë nga Librazhdi, Elbasani dhe Kruja e mes tyre është dhe një femër.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, vihen në pranga 7 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kartëmonedha”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese nê Librazhd
R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan.
I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.