Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Përgjegjësia e PD dhe LSI”, Balla: Vota e shqiptarëve jashtë vendit më 25 prill është bllokuar

12:17 / March 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol balla 1 770x440 1 696x398 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në fjalën e tij në Kuvend se vota e shqiptarëve jashtë vendit për 25 prillin është bllokuar, duke u kërkuar atyre nëse është mundësia të vijnë në Shqipëri të votojnë.

Balla tha se PS ka bërë gjithçka që ka mundur teksa ka qenë opozita ajo që ka kërkuar kohë për këtë çështje.

“Po kthehem tek vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, definicioni emigrant ka rënë tashmë. 1/3 e shqiptarëve i kemi me drejtë vote. Partia Socialiste ka bërë gjithçka ka mundur për ta garantuar, në muajin janar është marrë vendimi në KQZ për ta mundësuar këtë proces. PD ka kërkuar kohë. Që ta dinë të gjithë Kuvendi i Shqipërisë nuk administron zgjedhjet, Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar KQZ në tre institucione për t’u marrë me këtë proces. Falë marrëveshjes së 5 qershorit, u rikthyen partitë në administrimin e zgjedhjeve, PD dhe LSI kanë të drejtë vendimmarrje. E them publikisht që vota e emigrantëve më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI. Ata e kanë penguar këtë. Ajo që unë po them, unë nuk e di arsyen pse PD dhe LSI kanë kaq urrejtje për shqiptarët që jetojnë aq territorit. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, ju falenderoj dhe juve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por PD dhe LSI e kanë bllokuar përfundimisht. I ftoj qytetarët që jetojnë jashtë territorit, nëse është mundësia të vijnë të votojnë, do të ishte e vyer. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që politika ka vendimmarrje çështje zgjedhore. Ajo që dua t’iu them është se nuk marrim vendime që largon PD nga zgjedhjet. Sot që flasim PD nuk ka depozituar ende kandidatët, dimë ne që Luli del dhe thotë nuk marr pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e opozitës është një domosdoshmëri”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.