Një grua ende e paidentifikuar është përplasur nga një mjet në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa është ndaluar drejtuesja e mjetit.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.03.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin “Zhan D’ark”, mjeti me drejtuese shtetasen E. A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
