Një ndër më të vjetrit në Partinë Socialiste me një kontibut prej 25 vitesh, Musa Ulqini nuk do të jetë më deputet i selisë rozë pas 25 prillit. Emri i tij nuk u përfshi në listat e dorëzuara në KQZ.
Në një prononcim për mediat Ulqini tha se ndershmëria është politika më e mirë.
“Kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vjet rresht dhe kjo pa diskutim është një nder që më është bërë mua. Jam përpjekur të ofroj një model në politikën shqiptarëve dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë”, tha ai.
