Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prezenca e Gonxhes vë në dilemë Fevziun! Moderatori pezullon emisionin: Se shkel ligjin unë. Telefonohet me urgjencë kreu i KQZ-së

22:35 / March 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aaaaa 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debat për prezencën e drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhe në emisionin “Opinion”. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka lexuar ligjin, duke pretenduar se prezenca e Gonxhes ishte e ndaluar në bazë të ligjit. Lajmi ka shkaktuar panik në studio, ku moderatori Blendi Fevziu ka kërkuar nga stafi i tij që të telefonin kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që t’i interpretonte ligjin. Emisioni u pezullua për disa minuta derisa erdhi përgjigjia nga Celibashi, i cili dha “ok” për prezencën e Gonxhes në studio.

DEBATI I PLOTË NË STUDIO:

Rama: Fevzo mund të të bëj një pyetje?
Fevziu: Kam bërë ndonjë gabim? Se mos më ka lënë kujtesa.
Rama: Jo, është e karakterit etik. Mund ta di atributin e Gonxhes?
Fevziu: E kam marrë unë për të komentuar
Rama: Ka një ligj që ndalon përfaqësuesit kur janë të pranishëm subjekte politike. Nuk e kam me Gonxhen, se do zgjidhja atë para të tjerëve.
Fevziu: Ti me Gonxhen e ke…
Rama: Jo, po e more ashtu unë e ndërpres. Ligji ndalon dhe thotë se nuk mund të përdoren burime të orgnave apo enteve publike.
Fevziu: Po nuk jemi në fushatë.
Rama: Jo, jo është katër muaj para. Është drejtor i një drejtorie të rëndësishme, është në kundërshtim me ligjin. Pjesëmarrja e tij nuk është etike. Mazniku është në funksion politik. Gonxhe nuk mund të jetë përfaqësues i PS
Fevziu: Po nuk e kam ftuar si përfaqësues të PS
Rama: Nuk mund të jetë para meje dhe zoti Marku
Fevziu: Po as Markun nuk e kam ftuar si deputet, statusin ia adoptoj unë. Ai mund të flasë në emër të PD po të dojë. Ty të kam ftuar në nivel politik. Do ta lëmë? E mbyllim po deshe?
Rama: Unë dua të jem korrekt me ligjin. Dua të bëj debat.
Gonxhe: Unë jam në funksion politik se zgjidhem direkt nga kryeministri. Nuk jam përfaqësues i PS
Fevziu: Që ta dish Luan të kam kërkuar unë si një njeri që debaton. Përfaqësuesit e partive që sjellin në studio nuk i pranoj më. Ta marrin njoftim. Marr ballancën e opinioneve, po ata që sjell partia si derr në thes nuk i marr më. Do i zgjedh unë në bazë të debatit. Gonxhe do të largohesh?
Rama: Fevzi mos ma keqpërdor, se unë thashë që do zgjidhja Gonxhen. Unë bëra objeksion në respekt të ligjit.
Mazniku: Po pres përgjigje nga këshilltari
Fevziu: Presim pra, unë nuk bëj debat pa përgjigje. Nuk bëj emision në kundërshtim me ligjin. O Drini! Ma verifiko pak Celibashin. Nuk bën emision kundër ligjit unë.
Gonxhe: Do doja të ishte Luani president.
Fevziu: Mos fol Gonxhe! Ka një problem, ti ke qenë në dijeni të panelit që në 12
Rama: Po edhe…?
Fevziu: Ti mund të thoshe dhe ne e verifikoninm. Është mungesë etike në raport me mua.
Rama: E kam ngritur këtë shqetësim me stafin, më thanë që Gonxhja është përfaqësues i Partisë Sociliste. Dimë se debati është për presidentin e Republikës.
Fevziu: A more përgjigje nga Celibashi? Derisa të vijë përgjigjia do të presim.

—

Fezviu: Nuk ka problem! *i drejtohet Ramës Ta tregoj në pushim mesazhin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.