Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha në Vlorë takohet me aktorët, revoltohet Bujar Asqeriu: Kam dy plagë në zemër…

11:52 / March 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
buajr asqeriu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vizitës së tij në Vlorë kryedemokrati Lulzim Basha është takuar edhe me aktorë vlonjatë mes të cilëve Bujar Asqeriu dhe parodistët e Vlorës.

Njëri prej paroditësve Mania, i cili vuan nga një sëmundje që i ka marrë zëri tha se pensioni i tij është një pension i thjeshtë pa përfituar pensionin e artistit.

Ndërsa mjaft i revoltuar është shfaqur aktori Bujar Asqeriu. Ai i tha Bashës se ka dy plagë në zemër, naftëtarët dhe minatorët.

“Të më falësh zoti Basha, kam dhe dy plagë në zemrën time, që po jua referoj – tha Bujar Asqeriu. – Plagën e parë e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi. Dhe sot treten dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpi të mira, as me shëndet të mirë.

Dhe cinizmi i tmerrshëm i Kryeministrit që u thoshte “dilni nga greva dhe pastaj më takoni mua!!!!”, është cinizëm dhe urrejtje njerëzore. Kjo është urrejtje njerëzore të mos duash njeriun! Luftë nuk mund të bësh, nuk mund të jesh drejtues i një vendi nëse nuk do njeriun, nuk do shqiptarin. Pa dashuri nuk fiton asnjë betejë! Vetëm me dashuri fitohet beteja, vetëm me respekt fitohet beteja.

Për naftëtarët – një: që familjeve të naftëtarëve që janë pa shtëpi t’u bëhen shtëpi të reja dhe infrastruktura të rregullohet e paga të jetë dinjitoze dhe për minatorët e Bulqizës – dy, që po vdesin për galeri. Shkoni në Bulqizë dhe shikoni si është gjendja e tyre e mjeruar. Si qytetarë po t’i them këto dy plagë!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026

Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin

13:41 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.